Dita e 47-të e tubimit/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet
16/07/2026 20:10
Po mbahet në kryeqytet dita e 47-të e tubimit, e cila nisi me grumbullimin e qytetarëve në orën 19:00.
Protestuesit u grumbulluan si çdo ditë në sheshin ‘Skënderbej’, për të vazhduar më pas marshimin drejt Kryeministrisë aty ku po mbajnë edhe fjalimet.
Aktivisti deklaroi në protestë se nuk do të negociojnë, teksa kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Kjo lëvizje nuk do të futet kurrë në negocime, kërkesat janë të qarta. Pika e parë e kësaj proteste dhe më e rëndësishmja është dorëheqja. Kjo nuk do të thotë se ne nuk inkurajojmë çdo lëvizje, çdo deputet, çdo qytetar që vendoset e del përballë Ramës. Ne inkurajojmë këdo që del përballë atij regjimi”, tha aktivisti.
Top Channel