Video/ E goditën disa herë me grushte dhe më pas me thikë, dalin pamjet nga plagosja e 32-vjeçarit te Poliklinika e Shkodrës. Babë e bir e shtrijnë në tokë dhe…

16/07/2026 20:12

Top Channel ka arritur të sigurojë videon ku 18-vjeçari ka plagosur me thikë një person brenda ambienteve të Poliklinikës së Shkodrës ditën e sotme.

Në videon e siguruar nga korrespondenti i Top Channel, Klodian Zhivani, duket momenti kur 18-vjeçari, bashkë me të atin, kanë sulmuar 32-vjeçarin duke e goditur disa herë me grushte.

Pas e rrethuan dhe e shtrinë në tokë, 18-vjeçari ka marr nga xhepi i pantallonave një thikë, me të cilën ka plagosur 32-vjeçarin që më pas iu nënshtrua një operacioni.

Ndërkohë, policia ka vënë në pranga babë e bir për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim.

Top Channel