Ukraina drejt qeverisë së re, Zelensky zgjedh kreun e Naftogaz për postin e kryeministrit 16/07 09:59
Ditën e djeshme u mblodh Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, ku u votuan disa nga postet kryesore, mes tyre edhe Sekretari i Përgjithshëm.
Për numrin dy të partisë rikandidonte Flamur Noka, i cili kishte përballë Saimir Korreshin. Procesi i djeshëm u shoqërua me mjaft debate dhe pakënaqësi, duket se janë shprehur edhe në fletën e votimit.
Në foto të siguruara nga Top Channel, shihen fletë votimi, ku anëtarët kanë zgjedhur t’i vënë një kryq të madh të dy kandidatëve, duke shprehur në këtë mënyrë pakënaqësinë e tij.
Në fund Noka u rizgjodh si Sekretar i Përgjithshëm, duke siguruar një tjetër mandat 4-vjeçar si numri dy i kësaj partie.

Fletet e PD

Top Channel