Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet. Policia jep detajet
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd pranë fshatin Mengël, pasditen e së enjtes.
Një automjet tip autoveturë, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, ka humbur kontrollin e për pasojë, mjeti ka dalë nga korsia e rrugës dhe është përplasur me forcë me barrierat mbrojtëse anësore.
Si pasojë e përplasjes së fortë ka gjetur vdekjen drejtuesi 19 vjeçar Klement Balla. Me gjithë ndihmën e parë mjekësore dhe ndërhyrjen e menjëhershme, 19 vjeçari s’ka mundur të mbijetojë.
Nga përplasja e fortë automjeti është dëmtuar plotësisht, duke pësuar shkatërrime të mëdha në pjesën ballore dhe anësore.
Ne vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, ndërsa pritet që ekspertiza teknike dhe hetimet e policisë të përcaktojnë me saktësi shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.
Top Channel