Spanjë-Argjentinë nuk u luajt si ‘Finalissima’, por do të jetë sfida që vendos Botërorin
Anglia edhe këtë radhë nuk ia doli dot të prekë finalen e Botërorit. Tre Luanët nuk e njohin shijen e finales prej 60 vitesh, një kohë që do të zgjatet të paktën edhe për 4 vjet të tjerë.
Në gjysmëfinalen ndaj Argjentinës, të besuarit e Thomas Tuchel nuk ditën të shfrytëzonin momentin kur morën avantazhin në rezultat dhe në fund e panë veten të humbisnin nga Messi me shokë me përmbysje në rezultat 1-2.
Padyshim që trajneri Tuchel mbeti i zhgënjyer nga kjo humbje teksa pritshmëritë për këtë skuadër ishin të larta me trajnerin gjerman që pranoi gabimet e bëra gjatë zhvillimit të lojës .
‘Nuk e qarkulluam topin, lejuam shumë krosime dhe raste për kundërshtarët-tha Tuchel-pasi shënuam golin nuk ruajtëm të njëjtin nivel. Nuk ia dilnim dot të rifitonim topin në fushë, ishim gjithnjë e më shumë pasivë. Nuk ishte një problem struktural, por ndeshja ndryshoi krejt. I kuptoj diskutimet që po bëhen për mua dhe që në fund të ndeshjes janë miliona trajnerë që dinë më shumë se unë’.
Top Channel