Tragjedi në Bruksel/ Zjarr në një ndërtesë në rikonstruksion, dyshohet për 20 viktima dhe disa të plagosur
Një ditë e qetë verore në një plazh në Francë u shndërrua brenda pak çastesh në kaos, pasi një stuhi e papritur e njohur si “galerne” goditi bregdetin me erëra të fuqishme dhe një rënie drastike të temperaturës.
Pamjet nga plazhi Antai tregojnë momentin kur fenomeni meteorologjik përfshin zonën, ndërsa pushuesit vrapojnë për të shpëtuar veten dhe për të siguruar sendet e tyre, teksa era e fortë ngre në ajër peshqirë, çadra, dërrasa surfi dhe objekte të tjera.
Sipas raportimeve, temperatura ra me 11 gradë Celsius në vetëm gjashtë minuta, ndërsa kushtet atmosferike ndryshuan në mënyrë të menjëhershme.
A spectacular #galerna, a sudden cold Atlantic wind typical of the Bay of Biscay, in mere moments swept across the vast beach of #Hendaye, France, causing a temperature drop of more than 15 °C. 🇫🇷🌬️🌡️ pic.twitter.com/YaC5n0JVmV
— Omne Europa (@neolatyno) July 13, 2026
Fenomeni “galerne” karakterizohet nga një rënie e menjëhershme e temperaturës dhe erëra të forta veriperëndimore. Ai ndodh në brigjet perëndimore të Francës, kur ajri i ftohtë që vjen nga Gjiri i Biskajës përplaset me ajrin më të ngrohtë mbi tokë, duke krijuar erëra që mund të arrijnë shpejtësi deri në 95 km/h.
Qindra turistë u panë duke mbledhur me nxitim sendet e tyre dhe duke kërkuar strehim, ndërsa shumë prej tyre e përshkruan skenën si “surreale”.
“U errësua papritur, u mbush me re dhe mjegull”, tha një grua.
Një tjetër pushues e përshkroi fenomenin si “diçka që nuk e kishim parë kurrë më parë”.
Top Channel