Prapaskena e Erling Haaland: Mund të luaja me Anglinë, zgjodha Norvegjinë falë babait tim
Pas Francës dhe Spanjës, janë Norvegjia dhe Anglia ato që do të kërkojnë të presin biletën për në gjysmëfinale të Botërorit 2026. Pasi eliminuan respektivisht Brazilin dhe Meksikën, skandinavët dhe Tre Luanët do të masin forcat mes tyre në Miami me objektivin për të qenë mes 4 skuadrave më të mira të botës.
Interesi për këtë sfidë mes Norvegjisë dhe Anglisë që do të luhet në Hard Rock Stadium është i madh. Në radhë të parë është pikërisht në lojë një vend për në gjysmëfinale, që është edhe çmimi më i rëndësishëm.
Skuadra e Solbakken e ka shkruar tashmë historinë me kualifikimin në çerekfinale, por tani kërkon më shumë dhe për herë të parë të shkruajë emrin e saj në gjysmëfinalen e një botërori dhe entuziazmi viking ka treguar se mund të shkaktojë dëme; për këtë pyesni edhe Carlo Ancelottin.
Por kush mendon se është vetëm aspekti mental që ndihmon Norvegjinë gabohet; ajo është një skuadër e organizuar, me lojtarë me kualitetete i Haaland, por edhe me një portier si Nyland që u bë protagonist në ndeshjen me Brazilin. Po kështu janë edhe Berge, Sorloth, Nusa e jo vetëm. Norvegjia është një skuadër e ndërtuar me kohë dhe tani mund të fitojë.
Por në anën tjetër, është një prej favoriteve, të paktën për të arritur në finale, që mund të mbështetet te emrat e mëdhenj dhe një entuziazëm gjithnjë e më shumë në rritje. Ndjesia është që në këtë Botëror, nuk është ai obsesioni i edicioneve të kaluara, por një ëndërr për t’u bërë realitet.
Dhe ka një talent pa kufi; Rice në mesfushë, Saka dhe Bellingham më të avancuar pa harruar Gordon dhe në fund Harry Kane. Sulmuesi është gati për një duel mes brezave me Erling Haaland dhe beteja është e zjarrtë; 6 gola ka shënuar deri tani futbollisti i Bayernit, 7 ylli i Manchester City. Ajo në Florida do të jetë edhe një ndeshje mes dy prej manifestimeve më të mëdha që janë parë në këtë botëror; ‘Viking Row’(Vozitja Vikinge) sfidon ‘Wonderwall’.
Norvegjia do të tentojë lërë pas virusin dhe ndryshimin e hotelit; në fushë do të jetë formacioni që mposhti Brazilin me të vetmën dilemë; atë mes Sorloth e Sørloth-Schjelderup, duke parë që ky i fundit u aktivizua si zëvendësues në sfidën me Seleçaon duke dhënë dy asist për Haaland.
Ndërsa Tuchel nuk do të ketë në dispozicion Quansah, i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen me Meksikën: Konsa mund të spostohet në të djathtë me Stones, që është gati të luajë në qendër me Guehi.
Top Channel