Spanja, Lamine Yamal pas suksesit: Franca? Jam i përgatitur
Spanja arriti të presë biletën për në gjysmëfinale të Botërorit 2026 pasi mundi në çerekfinale Belgjikën pas golit të Merinos të shënuar në minutën e 88. Trajneri i De La Roja në një intervistë të shkurtër për median spanjolle dha përshtypjet e para pas kërij suksesi të skuadrës së tij.
Ndeshja: Ky është karakteri i skuadrës në cilëndo rrethanë dhe situatë. Jam krenar që drejtoj këtë skuadër me dëshirë për t’u rritur dhe për t’u përmirësuar. Bëmë shumë më shumë për të fituar me më shumë qetësi. Duhet të kuptohet se sa e vështirë është të fitosh, duhet t’i japësh vlerë’.
Për Merinon: Ajo që po bën është diçka e pabesueshme, ka shumë virtyte, është një lojtar i klasit botëror, mund të luajë te çdo skuadër dhe ne jemi me fat që e kemi, e dimë se sa herë kemi nevojë ai është gati’.
Për ndeshjen me Francën: Është e drejtë të mendosh që do të punojmë për ta mundur, besoj se edhe ata janë njësoj të shqetësuar. Jemi të vetmet ekipe që kemi fituar 2 ndeshje radhazi. Një kombëtare e madhe si Spanja që do të përballet me një tjetër kombëtare të madhe’.
Top Channel