Argjentina harron disfatën me Spanjën në finale, shpall fitoren me Anglinë si ditën kombëtare të futbollit
Belgjika ka marrë një goditje të rëndë gjatë çerekfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës, pasi portieri Thibaut Courtois u detyrua të largohej nga fusha i dëmtuar.
Në minutën e 70-të, gardiani i Real Madridit kërkoi zëvendësim dhe u largua mes lotësh, një skenë që ngriti menjëherë shqetësim te stafi teknik dhe tifozët belgë. Ende nuk dihet natyra e saktë e dëmtimit, ndërsa ekipi mjekësor nuk ka dhënë një komunikim zyrtar mbi gjendjen e 33-vjeçarit.
Në vend të Courtois hyri portieri i Manchester United, Senne Lammens, i cili mori menjëherë përgjegjësinë për të mbrojtur portën e “Djajve të Kuq” në momentin më kritik të ndeshjes.
Në çastin e dëmtimit, rezultati ishte 1-1. Spanja kishte kaluar në avantazh me Fabián Ruiz, ndërsa Belgjika ishte kundërpërgjigjur me golin e Charles De Ketelaere. Dëmtimi i Courtois mund të jetë një goditje e rëndë jo vetëm për Belgjikën në këtë Botëror, por edhe për Real Madridin, në pritje të ekzaminimeve mjekësore që do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit.
Top Channel