Portugalia, prezantohet Jorge Jesus: Cristiano Ronaldo nuk do të jetë kurrë një problem

11/07/2026 00:05

Jorge Jesus është trajneri i ri i Portugalisë teksa zëvendësoi në këtë post Roberto Martinez. Trajneri portugez bëri prezantimin e tij duke theksuar se e mori këtë detyrë me synimin për të fituar pa harruar këtu të përmendë edhe Cristiano Ronaldon.

‘Erdha për të fituar dhe me kualitetet që kemi, për të rritur vlerën e futbollistëve dhe kombëtares-tha Jorge Jesus-nuk kam folur ende me Cristiano Ronaldon, por nuk do të jetë kurrë një problem as për kombëtaren e as për mua. Përsa i përket polemikës, çdokush mund të mendojë atë çfarë dëshiron’

Jorge Jesus foli për aktivizimin e Ronaldos duke thënë se është ndeshja ajo që dikton rregullat dhe vendos nëse do të luajë apo jo.

‘Aktivizimi i Cristianos? Është ndeshja ajo që dikton rregullat, nëse ai do të duhet të luajë apo jo…-shtoi Jorge Jesus-kam punuar me 2 nga 3 futbollistët më të mirë të botës, te  i treti që është Messi nuk do të arrij dot dhe Neymar i kam thënë ‘ke mbaruar’. Sigurisht që e kam parë kombëtaren të luajë, nuk dua të flas, kështu thjesht se më pëlqen, por ndoshta ajo që do të bëja ndryshe ka të bëjë me rëndësinë e vendit të parë në grup sepse të luash kundër Spanjës nuk është njësoj si të luash kundër Zvicrës’.

Jorge Jesus më pas vuri theksin te ideja e tij për të vënë në praktikë strategji që të funksionojnë me skuadrën

‘Të gjithë thonë se kemi mesfushën më të mirë në botë-shtoi Jorge Jesus-po ku? Te PSG? Te Manchester United? Në kombëtare gjithçka është ndryshe. Dhe ideja ime është të vë në praktikë strategji që funksionojnë me skuadrën’.

Top Channel