Spanja, Lamine Yamal pas suksesit: Franca? Jam i përgatitur
Eliminimi i Brazilit nga Kupa e Botës pas humbjes me Norvegjinë solli lot për Neymar dhe Casemiro. Ky i fundit u shpreh i dëshpëruar: “Ne do të jemi gjithmonë gjenerata që nuk e fitoi Kupën e Botës.”
Trajneri Carlo Ancelotti po përballet me kritika të ashpra, veçanërisht për grumbullimin e Neymarit të dëmtuar. Legjenda braziliane, Romario, shpërtheu në akuza të rënda kundër tij:
“Nëse do të isha unë, do t’ia kisha grisur kontratën në fytyrë dhe do t’i thosha të shkonte në djall. Ndeshja me Norvegjinë ishte turp. Kemi këtë të mallkuarin Ancelotti që vetëm humbet, por media hesht sepse ai është i huaj.”
Pavarësisht kërkesave për shkarkim, Federata Braziliane (përmes drejtorit Rodrigo Caetano) i ka dalë në mbrojtje italianit, duke konfirmuar qëndrimin e tij. Vetë Ancelotti refuzoi të dorëzohej, duke e quajtur këtë humbje “fillimin e një cikli të ri” dhe duke theksuar se skuadra e tij nuk e meritonte eliminimin.
Top Channel