E bujshme/ Ishte një nga surprizat më të bukura të Botërorit 2026, portieri Vozinha mund të bëhet shok skuadre me… Messin
Botërori 2026 po hyn në një zonë gjithnjë e më të nxehtë të tij. Franca ka arritur tashmë të kualifikohet për në gjysmëfinale dhe pret kundërshtaren e saj që do të dalë nga sfida e kësaj të premteje mes Spanjës dhe Belgjikës.
Nga njëra anë është La Roja e Lamine Yamal që vjen pas suksesit me Portugalinë me dëshirën për të vijuar rrugëtimin e saj. Në anën tjetër Lukaku e De Bruyne me shokë eliminuan SHBA dhe duan të surprizojnë.
Skuadra kampione e Evropës, kërkon që t’i dhurojë vetes një tjetër ndeshje prestigji siç është ajo me Francën që do të ishte në të njëjtën kohë edhe një finale e parakohshme. Të besuarit e De La Fuentes pas fillimit të vështirë në ndeshjen me Kepin e Gjelbër e gjetën mundësinë të vënë turneun e tyre në shinat që donin dhe nuk kanë ndërmend të ndalen.
Spanja ka një potencial të madh në sulm dhe sërish në krahë do të besojnë te dyshja Lamine Yamal-Baena dhe me Oyerzabal si goleadorin dhe qendërsulmuesin fals i pandalshëm. Konfirmime ka për Dani Olmon, Pedrin dhe Rodrin. Nuk ka të reja përsa i përket mbrojtjes: Pedro Porro dhe Cucurella në krahë dhe Laporte e Cubarsi në qendër.
Përballë është Belgjika e Romelu Lukaku, që gjithsesi do të duhet të nisë ndeshjen nga stoli si një zgjidhje ekstra për sulmin. Charles De Ketelaere u zhbllokua me dygolëshin e shënuar ndaj SHBA dhe do të konfirmohet. Belgjika do të drejtohet nga kapiteni Tielemans, megjithatë ka një handikap, mbrojtja e saj nuk është e pakalueshme dhe kjo përbën avantazhin më të madh për Spanjën që do të kërkojë ta çajë me shpejtësinë dhe teknikën e futbollistëve të saj. Djajtë e Kuq ëndërrojnë të bëjnë historinë dhe duan të bëjnë të njëjtën paraqitje si në sfidën e 1/8 të finaleve, por Spanja është favorite. Si do të jetë rezultati, mbetet vetëm ta shohim në mbrëmjen e kësaj të premteje
Top Channel