Digjet nën flakë Mbappe, pamje shokuese nga Paraguai bëjnë xhiron e botës

09/07/2026 23:43

Një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale ka shkaktuar reagime të forta në mbarë botën.

Gjatë festimeve tradicionale të “San Juan” në Paraguai, një kukull që përfaqësonte yllin francez Kylian Mbappé u var fillimisht në një pemë dhe më pas u dogj mes brohoritjeve të pjesëmarrësve.

Sipas traditës së këtij festivali, çdo vit digjet në mënyrë simbolike një kukull që përfaqëson personazhin më të papëlqyer ose më të diskutuar të momentit. Këtë herë, zgjedhja ra mbi sulmuesin e Francës dhe të Real Madridit, duke e vendosur atë në qendër të një rituali që ka ngritur shumë polemika.

Pamjet tregojnë kukullën e Mbappé të varur në një pemë, ndërsa pak çaste më vonë ajo përfshihet nga flakët përpara qindra spektatorëve. Videoja është bërë virale në internet, duke ndezur debate të shumta mes tifozëve.

Kliko për të parë videon shokuese

Edhe pse organizatorët e konsiderojnë këtë një ritual tradicional pa karakter personal, skenat kanë shkaktuar reagime të forta për simbolikën e tyre, ndërsa emri i Kylian Mbappé është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për atë që bën në fushën e lojës, por për një episod jashtë saj.

Top Channel