E kryer/ Hap i madh në karrierë për talentin shqiptar, pranë firmës si profesionist me Bayern-in
09/07/2026 22:23
Mesfushori shqiptar nga Kosova, Erblin Osmani, është shumë pranë firmosjes së kontratës së tij të parë si profesionist me Bayern Munich.
Sipas raportimeve të Sky Sport Germany, bisedimet mes palëve janë në fazën përfundimtare dhe marrëveshja pritet të mbyllet së shpejti. Kontrata e re do ta mbajë 17-vjeçarin në klubin bavarez deri në vitin 2029.
Në sezonin e ardhshëm, Osmani do të jetë pjesë kryesisht e skuadrës U19 të Bayernit, ndërsa do të stërvitet rregullisht edhe me ekipin e parë, një tjetër sinjal i besimit që klubi ka ndaj talentit të tij.
Top Channel