Krah për krah me Casillas, rekordi historik i portierit maroken që tronditi globin!

09/07/2026 23:28

Kur bëhet fjalë për penalltitë, rregulli i pashkruar i futbollit thotë se avantazhin e ka gjithmonë gjuajtësi, por kjo nuk vlen kur përballë ke Yassine Bounou.

Portieri heroik i Marokut ka regjistruar një nga statistikat më të çmendura në futbollin modern, duke pritur plot 7 nga 9 penalltitë e fundit të gjuajtura drejt tij. Me reflekse mbinjerëzore dhe një qetësi absolute, ai ka sfiduar rregullat e probabilitetit duke u kthyer në një makth të vërtetë për çdo kundërshtar në skenën më të madhe botërore.

Me saktësisht 4 penallti të pritura në historinë e Kupës së Botës (duke përfshirë edhe gjuajtjet pas kohës së rregullt), Bono ka thyer rekord duke u bërë portieri me më së shumti penallti të pritura nga çdo gardian tjetër në histori që nga viti 1966. Kjo arritje e jashtëzakonshme e fut atë në klubin e ngushtë të legjendave të të gjitha kohërave si Iker Casillas, Harald Schumacher, Sergio Goycoechea dhe Dominik Livaković, duke e kthyer në një mur të padepërtueshëm që po trondit botën e futbollit.

Top Channel