Franca ‘paralajmërohet’ para ndeshjes me Marokun, arbitri argjentinas rekordmen për kartonët e kuq

08/07/2026 12:24

Do të jetë Facundo Tello arbitri që do të vendosë drejtësi në ndeshjen çerekfinale mes Francës dhe Marokut që do të luhet ditën e enjte dhe kjo ka tërhequr jo pak vëmendjen duke qenë se Blutë konsiderohen si një prej skuadrave të mundshme finaliste bashkë me Argjentinën.

Dhe kjo është një situatë inverse i asaj që u pa të martën kur sfida mes Argjentinës dhe Egjiptit u gjykua nga një arbitër francez, Letexier.

Në Argjentinë, jo pak persona shfaqën skepticizmin e tyre kur panë zgjedhjen e Letexier, si për faktin se ishte francez, ashtu edhe për faktin që fgjatë Benfica-Real Madrid aplikoi protokollin antiracizëm që më pas solli në ndëshkimin me 6 ndeshje pezullim të argjentinasit Gianluca Prestianni. Për ironi të fatit, paraqitja e Letexier u kritikua, por nga egjiptianët  që arritën deri aty sa të kërkonin përjashtimin e tij nga pjesa e mbetur e botërorit.

Ndërsa futbollistët francezë nga ana e tyre minimizojnë polemikat për Tellon. ‘Nuk duhet të na kapë paranoja-tha portieri i tretë i Francës, Robin Risser-nëse këta arbitra janë aty, është sepse janë në lartësinë e kompeticionit.

Sigurisht që Facundo Tello nuk i mungon karakteri për të menaxhuar atë që premton të jetë një ndeshje me intensitet të lartë. Në karrierën e tij ai nuk ka hezituar të nxjerrë kartonin e kuq duke vendosur një rekord me 10 ndëshime me kartonë të kuq në një sfidë mes Boca Jr dhe Racing Club të 2022.

Top Channel