“Sillni edhe Messin në VAR!”/ Tifozët akuzojnë FIFA-n për komplot të hapur kundër Francës
FIFA ka hapur një hetim pas akuzave për abuzim racist ku përfshihet influenceri amerikan i rrjeteve sociale, IShowSpeed, dhe një tifoz, gjatë fitores 3-2 të Argjentinës ndaj Kepit të Gjelbër të premten.
IShowSpeed, i cili numëron 57 milionë abonentë në YouTube dhe 53 milionë ndjekës në TikTok – ka transmetuar drejtpërdrejt (live-stream) ndeshje gjatë turneut, ku presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dhe ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Milanit, Zlatan Ibrahimovic, janë shfaqur në disa prej videove të tij.
Organi qeverisës i futbollit botëror njoftoi se ishte vënë në dijeni të një incidenti që dyshohet të ketë ndodhur në stadiumin “Hard Rock” në Miami më 3 korrik, ku u zhvillua ndeshja e raundit të 1/16-ave, dhe ka “nisur menjëherë një hetim”.
21-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Darren Jason Watkins Jr, shihet në pamjet e publikuara në kanalin e tij në YouTube i veshur me fanellën e Kepit të Gjelbër, në një përplasje me një tifoz argjentinas në shkallët e stadiumit.
“Kupa e Botës e FIFA-s është një festë e unitetit, diversitetit dhe respektit,” tha FIFA në një deklaratë zyrtare. “Ajo bashkon njerëz, kultura dhe komunitete nga e gjithë bota, dhe kushdo që vepron në një mënyrë që cenon këto vlera nuk është i mirëpritur në lojën tonë.”
Abuzimi i dyshuar ndaj IShowSpeed vjen vetëm pak ditë pasi sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe, e cilësoi një senatore paraguajane si “të neveritshme” dhe të padenjë për pozicionin e saj, pasi kjo e fundit bëri një sërë komentesh raciste duke u tallur me origjinën dhe arsimin e tij. Celeste Amarilla, nga Partia Radikale Liberale e Paraguajit, i postoi komentet e saj në platformën X (ish-Twitter) pas humbjes së vendit të saj nga Franca në raundin e 1/8-ave të Kupës së Botës.
Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka njoftuar planet për të ngritur padi penale, duke i përshkruar komentet e Amarilla-s si “thellësisht të pështira dhe të papranueshme”.
Top Channel