“Sillni edhe Messin në VAR!”/ Tifozët akuzojnë FIFA-n për komplot të hapur kundër Francës
Fulham ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Alvaro Arbeloas si trajner i ri, me një kontratë trevjeçare.
Klubi londinez e vendosi si prioritet gjetjen e një trajneri të ri pasi Marco Silva refuzoi një kontratë të re prej 3 milionë paundësh në vit. Silva, i cili drejtoi skuadrën nga Londra perëndimore për pesë vite, është kthyer në vendlindjen e tij, në Portugali, për të marrë drejtimin e Benfikës.
Tashmë, Fulham ka sjellë sërish në Premier League fituesin e Kupës së Botës 2010, Arbeloan. 43-vjeçari është rikthyer menjëherë në stolin e trajnerit, pas largimit të tij nga Real Madridi, ku u zëvendësua nga Jose Mourinho. Megjithatë, burime për talkSPORT bëjnë të ditur se ka qenë vetë Mourinho ai që e ka rekomanduar Arbeloan te Fulhami. Fulhami kishte zhvilluar bisedime edhe me Frank Lampardin, legjendën e Chelseat që e shpalli Coventryn kampion të Championship për sezonin 2025/26, por besohet se ai është pranë rinovimit të kontratës trevjeçare në West Midlands.
Çfarë tha Arbeloa për transferimin te Fulhami?
Arbeloa është shprehur entuziast për kalimin në “Craven Cottage”. Ai deklaroi: “Është një nder i vërtetë për mua të nis këtë etapë të re te Fulham FC, klubi më i vjetër në Londër. Ndjej një përgjegjësi të madhe dhe jam thellësisht mirënjohës ndaj z. Khan dhe Tony Khan për besimin që kanë treguar ndaj meje për Fulhamin në Premier League. Mezi pres të përjetoj atmosferën në Craven Cottage me tifozët e Fulhamit dhe të nis fazën përgatitore me lojtarët javën e ardhshme. Jam i sigurt se do të shijojmë një rrugëtim të pabesueshëm së bashku. Përpara Fulham!”.
Top Channel