Botërori bën ‘viktimën’ e radhës, Roberto Martinez konfirmon largimin nga Portugalia, ja kush pritet ta zëvendësojë
Spanja është në çerekfinale. Ashtu siç pritej, beteja me Portugalinë ishte e jashtëzakonshme, me një ritëm të frikshëm, që zgjidhet vetëm në momentet e fundit nga klasi i Torres, që jep një pasim perfekt për Merinon dhe vulos fitoren 0-1.
Spanja e nis me vrullin që nuk e kishim parë deri më tani në Botëror. Që në minutën e tretë Oyarzabal tenton nga jashtë zonës, por ndalet nga Costa. Pesë minuta më vonë është sërish sulmuesi i qendrës që del përballë portierit, por e nxjerr jashtë. Arbitri ngre flamurin për pozicion jashtë loje, por pamjet tregojnë të kundërtën.
Në të 16-ën Yamal merr një top nga e majta, shmanget bukur, godet, por Costa bën mrekullinë. Topi kthehet te Baena, por sërish Costa tregohet i pakalueshëm. Minuta të mira për Spanjën, që dominon, por finalizimi nuk është i duhuri dhe ky kthehet problem më vete.
Me kalimin e minutave Portugalia e merr veten dhe kërkon të barazojë lojën. Në të 37-ën vjen momenti i parë i Ronaldos. Felix shërben me kokë në zonë, devijon portieri dhe topi shkon te CR7, i cili tenton me një kthesë drejt portës, por pa forcën e duhur dhe ndalet nga Simon. Katër minuta më vonë Mendez tenton nga jashtë zonës, por devijimi i Porros e “poston” në shtyllë.
Pjesa e dytë nis me lajm të keq për Portugalinë, pasi Mendes dëmtohet pas një dueli me Yamal. Në vendin e tij aktivizohet Semedo. Ndeshja vijon me ritëm të lartë, por rastet që skuadrat arrijnë të krijojnë nuk kanë potencialin e duhur. Spanja tenton me zbritjet e Yamal, ndërsa portugezët aktivizojnë Leaon për më shumë shpejtësi dhe forcë goditëse.
Me kalimin e minutave skuadrat tentojnë me pak forca në sulm për të mos humbur ekuilibrin për shkak se një gol do të rezultonte fatal. Dhe fatalitetin e sjell Merino. Mesfushori i Arsenalit merr një pasim perfekt nga Ferran Torres dhe me një finalizim të akullt arrin të tundë rrjetën në minutën e parë të shtesës.
Minutat e mbetura janë të vështira, por iberikët rezistojnë dhe marrin një triumf të madh. Në çerekfinale presin fituesin e çiftit SHBA-Belgjikë.
REZULTATI LIVE
Portugali-Spanjë 0-1
Merino 90+1′
NGJARJET KRYESORE
90+8′ Mbyllet ndeshja, Spanja është në çerekfinale. Mbyllet ëndrra e Botërorit për Ronaldon.
90+5’ Shans i madh për Bernardo Silvan, që godet me kokë nga shumë pranë portës, por sfera kalon mbi traversë.
90+1’ Goool Spanja! Merino merr një pasim perfekt nga Torres dhe arrin të tundë rrjetën, duke shënuar një gol të artë. (Video)
78′ Diagonale e fortë e Olmos, por bllokohet në momentin e fundit. Spanja e rrit rrezikshmërinë.
76’ Fernandez tenton nga brenda zonës me një goditje të fortë, që gjen rrjetën e jashtme.
73’ Yamal tenton nga goditja e dënimit, por nuk arrin të surprizojë Costën. Ndeshja nis të marrë doza frike.
65’ Aksion i Spanjës me Baena, që tenton një diagonale, por pa rrezik për portierin Costa.
61’ Shans i madh për Spanjën. Pedri godet në hyrje të zonës, por Veiga arrin të devijojë jashtë kuadratit.
59’ Top për Ronaldon nga e majta, që tenton portën fluturimthi, por pa rrezik për Simon, i cili e neutralizon si duhet.
54′ Goditje për Portugalinë, Mendes shfaq probleme fizike pas një dueli shpejtësie me Yamal. Lë fushën për Semedo.
46′ Nis pjesa e dytë.
45+6′ Raste të pastra dhe traversë. Mbyllet pjesa e parë.
41’ Spanja dominon, por rastin më të mirë e gjen Portugalia. Mendes godet nga jashtë zonës, topi devijohet me kokë nga Porro dhe përfundon në traversë. (Video)
37’ Vjen momenti i parë i Ronaldos. Felix shërben me kokë në zonë, devijon portieri dhe topi shkon te CR7, i cili tenton me një kthesë drejt portës, por pa forcën e duhur dhe ndalet nga Simon. (Video)
28’ Dominim i skuadrës së De La Fuente, Portugalisë nuk i gjendet gjë tjetër veçse të përpiqet të përballojë sulmet e furishme të Yamal me shokë. Deri më tani luzitanët rezistojnë. Ronaldo ende nuk duket.
16’ Kjo Spanjë duket e pandalshme. Yamal merr një top nga e majta, shmanget bukur, godet, por Costa bën mrekullinë. Topi kthehet te Baena, por sërish Costa është i gatshëm. (Video)
8’ Aksion i shpejtë i Spanjës, Oyarzabal del përballë portierit, por e nxjerr jashtë. Arbitri ngre flamurin për pozicion jashtë loje, por pamjet tregojnë të kundërtën. (Video)
3’ Kërcënimi i parë vjen shpejt me Oyarzabal, që tenton nga jashtë zonës, por ndalet nga portieri Costa.
1’ Nis ndeshja, premtohet spektakël.
FORMACIONET ZYRTARE
Spanja: Simon; Cucurrella, Laporte, Cubarsi, Porro; Rodri, Pedri, Baena, Olmo, Yamal; Oyarzabal; Trajner: Luis de La Fuente;
Portugalia: Costa; Cancelo, Dias, Veiga, Mendes; Neves, Vitinha; Neto, Fernandes, Felix; Ronaldo; Trajner: Roberto Martinez;
Top Channel