Botërori bën ‘viktimën’ e radhës, Roberto Martinez konfirmon largimin nga Portugalia, ja kush pritet ta zëvendësojë
Spanja arriti të kualifikohet për në çerekfinale të Botërorit 2026 pasi mori një fitore të vështirë ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos të cilën e mundi 1-0 me golin e Mikel Merinos që u aktivizua në këtë përballje si zëvendësues.
Trajneri i kampionëve të Evropës, Luis De La Fuente foli për median spanjolle menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, padyshim i kënaqur me atë çfarë bëri skuadra e tij.
‘E vërteta është se ishte një superndeshje, një finale e parakohshme-tha Luis De La Fuente-nuk kishte si të ndodhte ndryshe, duke vuajtur deri në fund. Zhvilluam një ndeshje të kompletuar, futbollistët më të rëndësishëm janë atë që hyjnë në fushë nga stoli’
Lëvizja e De La Fuentes për të hedhur në fushë Merinon e shpërbleu pasi futbollisti i Arsenalit shënoi golin e fitores së La Roja
‘I thashë që të luante siç ka bërë gjithmonë-shtoi Luis De La Fuente-që të mbështeste mesfushën dhe sulmin, po mendonim që të jepnim pak më shumë ritëm për të përballuar kohën shtesë. Kontributi i futbollistëve ishte gjenial’.
Top Channel