Botërori bën ‘viktimën’ e radhës, Roberto Martinez konfirmon largimin nga Portugalia, ja kush pritet ta zëvendësojë
Ka qenë një mbrëmje dramatike dhe tejet emocionale në Teksas, ku Spanja ka eliminuar Portugalinë nga Kupa e Botës, duke i dhënë një fund të hidhur karrierës legjendare të Cristiano Ronaldos në këtë turne.
Ikona e futbollit botëror e kishte konfirmuar tashmë se ky do të ishte Botërori i tij i fundit, por askush nuk e priste që lamtumira të vinte në këtë mënyrë.
Dramë në minutat e shtesës
Ndeshja e raundit të 1/8-ave po shkonte drejt kohës shtesë, por në momentet e para të sekondave shtesë të pjesës së dytë, Mikel Merino shënoi golin e fitores 1-0 për Spanjën. Ky gol i vonshëm i dërgoi spanjollët në çerekfinale dhe la të gjunjëzuar kombin portugez.
Ronaldo, i cili është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Portugalizë me 146 gola, mbyll kështu karrierën e tij pa arritur të vendosë duart mbi trofeun më të madh të futbollit botëror. Pamjet pas ndeshjes ishin prekëse: 41-vjeçari nuk i mbajti dot lotët teksa shihte nga tifozët në tribunë, përpara se të ecte me kokën ulur dhe me një fytyrë të zymtë drejt dhomave të zhveshjes, i shoqëruar nga shokët e skuadrës po aq të dërrmuar.
Një rekord i padëshiruar në historinë e Botërorëve
Përveç eliminimit të dhimbshëm, Ronaldo vendosi edhe një rekord negativ në këtë ndeshje të fundit. Sulmuesi 41-vjeçar u bë lojtari që ka goditur më shumë herë drejt portës në një Botëror të vetëm ( plot 17 aksione), pa arritur të krijojë asnjë rast të vetëm shënimi për shokët e tij të skuadrës.
Me këtë statistikë, ai parakaloi ish-mesfushorin e Meksikës, Alberto Garcia Aspe, i cili mbante këtë rekord të zi me 15 goditje pa asist. Një fund statistikor që me siguri nuk përkon me karrierën madhështore të CR7, por që vulos një natë të errët për të dhe Portugalinë.
Top Channel