Botërori bën ‘viktimën’ e radhës, Roberto Martinez konfirmon largimin nga Portugalia, ja kush pritet ta zëvendësojë
Unai Simon vazhdon të bëjë historinë në kampionatet botërore. Spanja mposhti Portugalinë me rezultatin 1-0 falë një goli agonistik të shënuar nga Mikel Merino në minutën e 91 që vulosi kualifikimin për në çerekfinale të Botërorit duke e mbajtur edhe njëherë portën të paprekur.
Skuadra e Luis De La Fuente jo vetëm që vazhdon të ruajë pathyeshmërinë në këtë turne, por ka vendosur edhe një rekord të ri; asnjë skuadër më parë nuk ka regjistruar 6 ndeshje radhazi pa pësuar gol në një kampionat botëror; 5 ndeshjet e këtij edicioni dhe ndeshja e 1/8 e finaleve të Botërorit të Katarit ku Spanja u eliminua nga Maroku pas penalltive pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë përfundoi 0-0.
Kjo ndeshje i shërbeu edhe Unai Simon për të konfirmuar një tjetër rekord historik. Portieri spanjoll e kishte kaluar që në 1/16 e finaleve me Austrinë shifrën e 517 minutave me portë të paprekur të ëalter Zenges, një rekord që nuk thyhej që nga 1990. në ndeshjen me Portugalinë pas 40 minutash, Spanja barazoi 559 minutat e paprekshmërisë së portës të Zvicrës në kampionatet botërore, por skuadra helvete e vendosi këtë rekord me portierë të ndryshëm.
Ndërkaq, goli i Mikel Merinos, jo vetëm që kualifikoi Spanjën në çerekfinale, por i dha mundësinë La Rojas që të vendosë një tjetër rekord. Pesë ndeshje brenda një edicioni, të pesta pa pësuar gol dhe ky rekord e konfirmon Spanjën si një prej favoriteve për triumfin final të turneut dhe në murin mbrojtës të ngritur bie në sy emri i Unai Simon, që është shndërruar në portierin me pathyeshmërinë më të gjatë ndonjëherë në një Kupë Bote.
Top Channel