Live Spanjë-Portugali/ Goditje për luzitanët, mbrojtësi “i hekurt” humb duelin me Yamal dhe dëmtohet (Video)

06/07/2026 22:07

Botërori ka hyrë në fazën e tij më të bukur, me përballje të mëdha, ku lojtarët më të mirë të globit zbresin në fushën e blertë.

Sot në Arlingon, Spanja dhe Portugalia sfidojnë njëra-tjetrën për kalimin në çerekfinale në një nga ndeshjet më të forta që janë luajtur deri më tani.

Dy trajnerët kanë aktivizuar lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion, teksa duke u nisur nga stili i lojës që aplikojnë, premtohet spektakël i garantuar.

REZULTATI LIVE
Portugali-Spanjë 0-0

NGJARJET KRYESORE

73’ Yamal tenton nga goditja e dënimit, por nuk arrin të surprizojë Costën. Ndeshja nis të marrë doza frike.

65’ Aksion i Spanjës me Baena, që tenton një diagonale, por pa rrezik për portierin Costa.

61’ Shans i madh për Spanjën. Pedri godet në hyrje të zonës, por Veiga arrin të devijojë jashtë kuadratit.

59’ Top për Ronaldon nga e majta, që tenton portën fluturimthi, por pa rrezik për Simon, i cili e neutralizon si duhet.

54′ Goditje për Portugalinë, Mendes shfaq probleme fizike pas një dueli shpejtësie me Yamal. Lë fushën për Semedo.

46′ Nis pjesa e dytë.

45+6′ Raste të pastra dhe traversë. Mbyllet pjesa e parë.

41’ Spanja dominon, por rastin më të mirë e gjen Portugalia. Mendes godet nga jashtë zonës, topi devijohet me kokë nga Porro dhe përfundon në traversë. (Video)

37’ Vjen momenti i parë i Ronaldos. Felix shërben me kokë në zonë, devijon portieri dhe topi shkon te CR7, i cili tenton me një kthesë drejt portës, por pa forcën e duhur dhe ndalet nga Simon. (Video)

28’ Dominim i skuadrës së De La Fuente, Portugalisë nuk i gjendet gjë tjetër veçse të përpiqet të përballojë sulmet e furishme të Yamal me shokë. Deri më tani luzitanët rezistojnë. Ronaldo ende nuk duket.

16’ Kjo Spanjë duket e pandalshme. Yamal merr një top nga e majta, shmanget bukur, godet, por Costa bën mrekullinë. Topi kthehet te Baena, por sërish Costa është i gatshëm. (Video)

8’ Aksion i shpejtë i Spanjës, Oyarzabal del përballë portierit, por e nxjerr jashtë. Arbitri ngre flamurin për pozicion jashtë loje, por pamjet tregojnë të kundërtën. (Video)

3’ Kërcënimi i parë vjen shpejt me Oyarzabal, që tenton nga jashtë zonës, por ndalet nga portieri Costa.

1’ Nis ndeshja, premtohet spektakël.

FORMACIONET ZYRTARE

Spanja: Simon; Cucurrella, Laporte, Cubarsi, Porro; Rodri, Pedri, Baena, Olmo, Yamal; Oyarzabal; Trajner: Luis de La Fuente;

Portugalia: Costa; Cancelo, Dias, Veiga, Mendes; Neves, Vitinha; Neto, Fernandes, Felix; Ronaldo; Trajner: Roberto Martinez;

 

 

Top Channel