“Ndërhyra vetë te FIFA”, presidenti amerikan sulmon arbitrin, VAR-in dhe… Biden!

06/07/2026 21:19

Donald Trump u ka rrëfyer gazetarëve se ka ndërhyrë personalisht për ta bërë FIFA-n të hidhte një hap prapa dhe t’i lejonte Balogun, qendërsulmuesit të SHBA-së, të zbresë në fushë për ndeshjen e 1/8-ave, pavarësisht kartonit të kuq të marrë kundër Bosnjës.

Për të justifikuar atë që ndodhi, presidenti i Shteteve të Bashkuara kritikon arbitrin, Biden-in dhe një sërë rregullash të konsoliduara prej vitesh në botën e futbollit: pamjet e ngadalësuara (slow-motion) gjatë rishikimit në VAR, mekanizmin e skualifikimeve e shumë të tjera.

Top Channel