Video/ Mjafton penalltia e Mbappe, Franca mposht mes “dhunës” Paraguain dhe i bashkohet Marokut në çerekfinale
Kylian Mbappé nuk e ka mbajtur gjuhën pas fitores së tensionuar të Francës ndaj Paraguajit. Duke lënë mënjanë diplomacinë, ylli francez foli hapur për lojën agresive dhe provokimet e kundërshtarëve.
Pas një ndeshjeje të mbushur me faulle dhe përplasje fizike, sulmuesi lëshoi një deklaratë të fortë për mediat: “Nëse duhet t’i fusim duart në baltë, do t’i fusim! Ata menduan se do të zbrisnim në fushë të veshur me smoking, për të luajtur futboll elegant. Por jo. Ne dimë të luajmë edhe futboll të pistë kur është e nevojshme.”
Mbappé theksoi se Franca ishte e përgatitur t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë çdo provokimi, duke treguar se “Gjelat” dinë edhe të “luftojnë” kur nuk ka hapësira për spektakël.
Kualifikimi dhe Rekordi
Ndeshja ishte një betejë e vërtetë kundër “murit” mbrojtës paraguajan, por gjithçka u zgjidh nga pika e bardhë e penalltisë. Me atë gol, Mbappé jo vetëm që dërgoi Francën në raundin tjetër, por u ngjit në kuotën e 19 golave në Botërorë. Tashmë, fenomeni francez gjendet vetëm një gol më larg thyerjes së rekordit absolut në historinë e Kampionateve Botërore, të mbajtur nga Lionel Messi. Mesazhi i tij ishte i qartë: Franca është e gatshme për çdo gjë, si për të thyer rekorde, ashtu edhe për t’i bërë duart pis për fitoren!
Top Channel