Dita e 34-të e tubimit! “Lironi çunat, vëllezërit tanë”, protestuesit pozicionohen te komisariati nr. 3, aty ku ndodhen të arrestuarit

03/07/2026 22:47

“LIroni çunat, vëllezërit tanë”, Kjo ishte thirrja që mbizotëroi bulevardin “Dëshmorët e Kombit” edhe në protestën e 34, teksa 19 prej protestuesve u arrestuan pas përplasjeve të së enjtes para Kuvendit.

Në një deklaratë të lexuar nga organizatorët e protestës, ata akuzuan sërish policinë për përdorim force.

Pas më shumë se një muaji në shesh, organizatorët e protestës bene thirrje që të ndalen sulmet ndaj gazetarëve, pas disa rasteve të përsëritura të kërcënimeve verbale dhe fizike ndaj tyre gjatë raportimit.

As në ditën e 34 të protestës, folësit para Kryeministrisë nuk i kursyen thirrjet kundër politikës, majtas e djathtas.

Por, thirrja kryesore ishte për shqiptarët e diasporës. U kërkua prania e tyre në protestën mbarëkombëtare të 4 korrikut.

Edhe marshimi i 34 kishte destinacion Komisariatin numër 3, ku po mbahen 19 protestuesit e arrestuar.

Top Channel