Përshkallëzohet protesta te Kuvendi, tubuesit hedhin gurë drejt efektivëve, policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës, hidhen edhe molotovë

02/07/2026 12:49

Përshkallëzohet protesta te Kuvendit mes tubuesve dhe efektivëve të policisë.

Protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta drejt efektivëve, e për pasojë këta të fundit janë kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës. Po ashtu janë hedhur dhe molotovë.

Gazetarja e Top News, Kleida Muka, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria Live” në Top Channel, sqaroi se si ndodhën përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë. Për momentin protesta është ndarë në disa grupe, ku një grup është në pjesën anësore të Kuvendit, si dhe të tjerë janë zhvendosur nëpër komisariate.

Më herët disa prej protestuesve kanë goditur me vezë deputetët, çka ka bërë që policia të reagojë duke i shoqëruar në komisariat.

Në të njëjtën kohë disa protestues çanë gardhin metalik dhe tentuan të hyjnë brenda Parlamentit, gjë që bëri që Policia të përdorte edhe spray lotsjellës.

Top Channel