“Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë”/ Protestat para Kuvendit, Rama: Akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit

02/07/2026 20:45

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për sa i përket protestave përpara Kuvendit.

Me anë të një postimi në “X”, Kryeministri shkruan se kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës.

“Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre! Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit”, shkruan Rama.

Top Channel