Ndryshe nga Botërori, në kompeticionet e UEFA nuk do të zbatohet ‘Ligji Vinicius’
Spanja zbret sot në fushë për të hedhur një tjetër hap drejt ëndrrës së fitimit të Kupës së Botës, teksa përballet me Austrinë në ndeshjen e parë të fazës me eliminim direkt.
Pas paraqitjeve bindëse në grup, skuadra e Luis de la Fuente synon të konfirmojë statusin si një nga favoritët kryesorë për trofeun.
Kampionët në fuqi të Evropës e dinë se nga kjo fazë nuk lejohen më gabime dhe çdo ndeshje ka peshën e një finaleje. Përballë tyre do të jetë një Austri në rritje, e cila ka treguar se është një kundërshtar i fortë dhe i aftë të rivalizojë me ekipet më të mira.
Nën drejtimin e Ralf Rangnick, përfaqësuesja austriake ka bërë progres të dukshëm vitet e fundit, duke ndërtuar një skuadër të organizuar, agresive dhe konkurruese. Pikërisht për këtë arsye, Spanja pret një sfidë të vështirë, ku cilësia individuale dhe eksperienca mund të bëjnë diferencën.
Për “La Rojën”, objektivi është i qartë: të vazhdojë rrugëtimin drejt trofeut, por fillimisht duhet të kalojë një provë që pritet të jetë shumë më e fortë sesa mund të duket në letër.
REZULTATI LIVE:
Spanjë 0-0 Austri
NGJARJET KRYESORE
1′ Nis sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel