Fjalimi i Netanyahut në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, dhjetëra diplomatë lënë sallën: Nëse ka frikacakë të tjerë të largohen tani 24/09 22:59
Persona të armatosur sulmuan një shkollë në verilindje të Nigerisë dhe rrëmbyen një numër nxënësish që po zhvillonin provimet, njoftoi policia.
Sipas zëdhënësit të policisë, Nahum Kenneth Dassou, agresorët hynë në shkollën e qytetit Lasa, duke qëlluar në mënyrë sporadike për të përhapur panik, përpara se të merrnin peng nxënësit.
Ushtria, policia dhe agjenci të tjera të sigurisë kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi në pyjet përreth për gjetjen e nxënësve, të moshës 16–17 vjeç, të cilët po zhvillonin provimet e Këshillit Kombëtar të Provimeve.
Numri i saktë i të rrëmbyerve mbetet ende i paqartë.
Top Channel