Jo vetëm Bouaddi dhe Diomande, 10 talentet që po shkëlqejnë më shumë në këtë Botëror
Presidenti i FIFA, Gianni Infantino udhëton gjithandej me avionin e tij privat për të ndjekur në stadium, dy ndeshje në ditë, por këtë radhë ai e ‘ka tejkaluar’ veten
Në orët e fundit, në rrjetet sociale janë bërë virale imazhet e kreut të qeverisë së futbollit botëror të ulur në tribunën e MetLife Stadium në Neë York për të ndjekur sfidën mes Gjermanisë dhe Ekuadorit si dhe në tribunat e stadiumit të Philadelphias për të ndjekur sfidën mes Bregut të Fildishtë dhe Curaçaos niste në të njëjtën orë.
Dhe padyshim që në rrjetet sociale lindi pyetja: Si është e mundur? Shpjegimi është i thjeshtë; mes dy qyteteve distanca me makinë mund të përshkohet për 1 orë e gjysmë(45 minuta me fluturim direkt) kështu që duket se është e vështirë që Infantino të ketë mundur të ndjekë të dy ndeshjes. Që do të thotë se fotot që qarkullojnë në interjet mund të jenë fake të krijuara me inteligjencë artificiale ose të paktën një nga këto sepse në fakt, Gianni Infantino ishte në tribunën e stadiumit të Philadelphias ku u zhvillua Bregu i Fildishtë-Curaçao
Top Channel