Live Norvegji-Francë/ Nordikët fitojnë penallti, por Maignan është “mur”. E pret dhe ruan avantazhin e 2 golave (Video)

26/06/2026 22:16

Në Foxborough, Massachusetts, përpara 69 mijë spektatorësh Franca dhe Norvegjia përplasen për kreun e grupit. Gjyqtar i ndeshjes është anglezi Michael Oliver, i ndihmuar nga australiani Jarred Gillett në dhomën e VAR-it.

Norvegjia dhe Franca takohen në stadiumin Gillette në Boston për ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit I. Të dyja ekipet janë kualifikuar tashmë për raundin e 32-shave, por ndeshja mbetet po aq e rëndësishme.

Lajmi i keq në prag të kësaj sfide është se Haaland nuk e nis nga minuta e parë. Në anën tjetër Mbappe është titullar dhe i gatshëm të punojë për rekorde të tjera në një sfidë që nuk është se vendos shumë.

Te Franca në këtë ndeshje nuk është i pranishëm trajneri Deschamps. Ish-mesfushori në ditët e fundit humbi nënën e tij dhe i është dashur të kthehet në atdhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

REZULTATI LIVE

Norvegji-Francë 1-3
Dembele 7′, 20′, 32’/ Aasgaard 21′

NGJARJET KRYESORE

56′ Goditje shumë e bukur e Mbappe nga jashtë zonës, pak centimetra e ndajnë nga goli i pestë në këtë Botëror.

50’ Larsen e merr përsipër, por Maignan e hipnotizon dhe arrin ta presë. Rezultati mbetet 1-3. (Video)

48’ Bob arrin të fitojë një penallti në zonë, pas një faulli të Theo Hernandez.

46’ Nis pjesa e dytë, skuadrat premtojnë ende spektakël.

45+5′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e “Gjelave”. 

45′ Tjetër shans i artë për francezët, Kone ndalet nga portieri në një duel ballë për ballë.

42’ Mbrojtja norvegjeze bën një gabim në mbrojtje dhe Doue rrëmben sferën, por përballë portierit vonohet dhe i merret topi.

32’ Goool Franca 1-3/ Tashmë e bëri zakon, Dembele arrin të shënojë sërish, duke plotësuar trigolëshin spektakolar. Lider dhe i pandalshëm. (Video)

29’ Norvegjezët këmbëngulin për barazimin, në një moment delikat me një top “jetim” në zonën e vogël, aty ku Maignan me mjaft vështirësi arrin të kontrollojë.

21’ Goool Norvegjia/ Nordikët nuk trullosen nga dy golat e pësuar dhe arrijnë të ngushtojnë diferencat me Aasgaard. (Video)

20’ Goool Franca 0-2/ Dembele është në versionin e tij të çmendur sonte. Shënon të dytin. (Video)

13’ Franca është si një uragan në këtë ndeshje. Mbappe këtë herë gjen Olise, i cili në një pozicion ideal vonohet dhe bllokohet nga mbrojtja.

11′ Tentojnë norvegjezët me një gjuajtje nga jashtë zone, pret Maignan.

7’ Goool Franca 0-1/ Dembele arrin të shënojë pas nëj aksioni perfekt në bashkëpunim me yllin tjetër, Mbappe. (Video)

1’ Sapo topi nis të rrokulliset Mbappe përfiton nga një gabim i norvegjezëve dhe i vetëm mësyn në zonë, për të lëshuar një predhë nga një pozicion i prirët, por traversa i mohon golin.

1’ Nis ndeshja në Massachusetts, luhet për kreun e grupit.

FORMACIONET ZYRTARE

Norvegjia (4-2-3-1): Selvik; Aursnes, Falchener, Ostigard, Bjorkan; Oscar Bobb, Thorstvedt, Aasgaard, Patrick Berg, Schjelderup; Larsen; S. Solbaken;

Franca (4-2-3-1): Maignan; Theo Hernández, Lacroix, Upamecano, Jules Koundé; Doué, Manu Koné, Michael Olise, Tchouaméni, Dembélé; Mbappé; G. Stephan;

Top Channel