‘Mbaje kokën lart’/ Juventus ngushëllon yllin e tij Yildiz pas eliminimit nga Botërori

26/06/2026 15:46

Fitorja 3-2 ndaj SHBA në raundin e fundit të fazës së grupeve vetëm sa e bëri më pak të hidhur eliminimin e Turqisë nga Botërori 2026 me skuadrën e Vincenzo Montellas që humbi dy ndeshjet e para të saj.

Në këtë mënyrë u shuan shumë shpejt ëndrrat e lavdisë së një skuadre që ka në radhët e saj shumë talente mes të cilëve Calhanoglu, Celik, Arda Guler apo Yildiz.

Pikërisht këtë të fundit, Juventusi vendosi ta ngushëllojë duke i dedikuar një postim në rrjetet sociale për ta inkurajuar dhe motivuar për sezonin e ardhshëm.

‘Rrugëtimi në Botëror përfundoi, Kenan. Tani është momenti të kthehesh në shtëpi dhe të shohësh përpara. Mbaje kokën lart, ashtu siç ke bërë gjithmonë’-ishte mesazhi i Juventusit për futbollistin e saj 21 vjeçar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Juventus (@juventus)

Top Channel