Dua Lipa dhe tërmeti në Venezuelë, Roberto Martinez jep konferencën më të mirë për shtyp të Botërorit
Duket se Milani do të flasë gjithnjë e më shumë gjuhën portugeze. Në pritje për të mësuar të ardhmen e Rafael Leaos, kuqezinjtë ia besuan pankinën Ruben Amorim dhe trajneri nisi menjëherë me një kërkesë të rëndësishme në merkato; Gonçalo Ramos.
Sulmuesi i Paris Saint Germainit është i përzgjedhuri për të udhëhequr repartin ofensiv të kuqezinjve dhe gerry Cardinale ia plotësoi dëshirën ish trajnerit të Manchester United.
Pas një oferte të parë për parizienët përmes Jorge Mendes, klubi milanez e mbylli çështjen e transferimit të futbollistit për 55 milionë euro plus 5 milionë euro bonus
Fillimet te Benfica
I lindur në Olhao në 24 qershor 2001, Ramos e nisi karrierën e tij si futbollist në moshën 8 vjeçare te Olhanense dhe në 2013 bëri hapin e parë të madh në futbollin e rëndësishëm duke u transferuar te Benfica. Një transferim që nuk u pëqye shumë nga gjyshi i tij, tifoz i flaktë i Sportingut të Lisbonës. Në ekipet e të rinjve të klubit portugez, Ramos nuk vonoi shumë për të shfaqur cilësitë e tij; në sezonin 2019/20 shënoi 20 gola në 40 ndeshje dhe u shpall shënuesi më i mirë u Youth League bashkë me Roberto Piccoli. Gonçalo më pas u grumbullua në skuadrën e parë të Benfica dhe në 2020 debutoi në kampionat me një dygolësh ndaj Desportivo das Aves. Nën drejtimin e Roger Schmidt dhe me largimin e Darëin Nunez, në 2022 u bë sulmuesi titullar i ‘Shqiponjave’. Në janar të 2023 shënoi një dygolësh në barazimin në shtëpi ndaj Sporting Lisbonë dhe u bë futbollisti më i ri në histori që shënon 2 gola në Derbin e Lisbonës
Transferimi te PSG
Paraqitjet e portugezit tërhoqën vëmendjen e disa prej klubeve evropiane, me në krye Paris Saint Germainin që e mori me huazim në verën e 2023. Golat e parë erdhën në 24 shtator të atij viti, me një dygolësh ndaj Marseille. E mbylli sezonin e parë në tokën franceze duke fituar kampionatin dhe Kupën. Në sezonin pasardhës, fillimi ishte krejtësisht për t’u harruar për shkak edhe të një dëmtimi në kavilje që e mbajti jashtë fushave të lojës për 3 muaj. Me t’u kthyer në fushën e lojës, Ramos shënoi golin e tij të parë në Evropë me parizienët në sfidën e fituar ndaj Strasbourg për ta mbyllur sezonin me titullin e Ligue 1, Kupën e Francës dhe Champions League. Në sezonin që sapo u mbyll shënoi 12 gola dhe dha 2 asist në 45 ndeshje
Karakteristikat.
Gonçalo Ramos fillimisht shfaqet si trekuartist, për t’u afirmuar si qendërsulmues në vitet në vijim. Është një lojtar dinamik, një goditës i shkëlqyer me koke dhe i aftë në hyrje. Gjuan me të djathtën, mund të luajë me një sulmues tjetër, por me skemën 3-4-2-1 të Amorim do të ishte në rolin e një terminali ofensiv duke luajtur edhe si spondë për trekuartistës. Me fjalë të tjera është qendërsulmuesi modern që është në gjendje të kombinojë fizikun me teknikën.
Margarida e Bernardo
Duke folur për jetën jashtë fushe, Gonçalo Ramos është baba i Bernardos, djalit që lindi vitin e kaluar nga partnerja e tij Margarida Amaral Domingues. Çifti duhej të ishte martuar në 18 korrik, por futbollisti 25 vjeçar deshi të shtyjë datën e martesës pasi mësoi se u grumbullua nga trajneri Martinez për Botërorin. Finalja është pikërisht 1 ditë më vonë në 19 korrik dhe Gonçalo shpreson që Portugalia e tij ta arrijë atë për të sjellë në shtëpi titullin e parë historik botëror.
Pseudonimet?
‘Feliticeiro’ e ‘O Pistoleiro’. Nëse për këtë të fundit është e lehtë të kuptohet motivu, për të parin (‘magjistar’ në gjuhën shqipe) është vetë futbollisti që e shpjegoi: ‘Ishte një periudhë që kisha shumë fat me rikthimet, topi përfundonte gjithnjë në këmbët e mia dhe nisën të më quanin në këtë mënyrë’.
Top Channel