Linja Tiranë-Toronto hap debat në Greqi, mediat fqinje: Tirana na e ka kaluar, Selaniku ka mbetur mbrapa
Për herë të parë, pas 27 ditësh protestë para Kryeministrisë, qytetarët i drejtohen me një letër publike ambasadorëve dhe shefave të misioneve diplomatike të vendeve perëndimore të akredituara në Shqipëri.
Në letrën e firmosur nga anëtarët e grupit koordinues të protestës, emrat e të cilëve tashmë bëhen publikë, paraqiten pesë kërkesat e tyre, që nga dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës së vjetër politike, dhe krijimi i një qeverie tranzitore jopartiake me mandat 12-mujor.
Kërkesat e protestuesve u lexuan edhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në ditën e 27 të tubimit.
Mes thirrjeve për të vijuar betejën në shesh qytetarët kërkuan edhe anulimin e zgjedhjeve të ardhshme.
“Është betejë e ekzistencës. Mos u pakësoni”, u shpreh gjatë protestës një qytetar.
“Të anulohen zgjedhjet e ardhshme”, shtoi një tjetër protestues.
Për herë të parë, në protestë u artikuluan sulme edhe ndaj Ramush Haradinajt dhe Ali Ahmetit, të cilët dolën kundër protestave në Tiranë.
Ndërsa të shtunën protestës pritet t’i bashkohet sërish diaspora, në shesh nuk mungojnë edhe pankartat për Çamërinë. “Çështja çame kërkon veprim, jo fjalë”, ishte mesazhi në protestën e 27, që përkoi me 82-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Me flamuj kombëtar në duar dhe thirrjet për dorëheqje të politikës, qytetarët zhvilluan marshimin e përnatshëm në rrugët e kryeqytetit. Rreth mesnatës ata mbyllën protestën para Kryeministrisë për t’u rikthyer sërish të shtunën.
Kërkesat:
1.Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë.
2.Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.
3.Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera:
Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;
Kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4.Paralelisht, kërkojmë:
Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;
Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;
Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.
5.Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.
Top Channel