Grabitën banesën dhe kërcënuan me thikë pronarët, arrestohen dy të rinj në Tiranë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për Besnik Pjetri për vrasjen e ish-vjehrrit dhe ish-kunatit në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.
Krimi i rëndë ndodhi rreth mesnatës të së hënës më datë 29 gusht pranë banesës së viktimave, ku 45-vjeçari priste që ata të ktheheshin në shtëpi. Babë e bir ishin kthyer të hënën nga Italia ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin pasur një dasmë në vendlindje, te disa të afërm. Ish-dhëndri i ka ndjekur lëvizjet e objektivave të tyre dhe sapo janë kthyer në banesë është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash. Shkak që Besnik Pjetri të vriste ish-vjehrrin dhe ish-kunatin ishin bërë sherret e vazhdueshme që kishte me ish-bashkëshorten dhe familjen e saj.
Në dosjen që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Gjykata ka pasqyruar dëshmitë e familjarëve të viktimave dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Sipas dëshmisë së bashkëshortes së viktimës Pjetër Përjaku, në mbrëmjen e 29 gushtit 2022, pasi familja ishte kthyer nga Italia dhe kishte shkuar në banesën e saj, në shtëpi ka hyrë Besnik Pjetri, ish-dhëndri i tyre. Sipas dëshmisë, ai ka qëlluar me armë zjarri fillimisht Pjetër Përjakun dhe më pas djalin e tij Gentjan Përjaku, duke i lënë të dy të vdekur, për t’u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.
“I pandehuri në gjykimin në shkallë të parë ka deklaruar marrëdhënien e tij me bashkëshorten Dorina, shpenzimet dhe boshatisjen e llogarisë prej saj, largimin nga banesa dhe lidhjen me dikë tjetër, ndërsa është denoncuar nga ajo për dhunë ka kryer burg në Itali, ndërsa është rrahur nga vjehrri dhe vëllai i tij në Itali. Ai ka deklaruar se, në vazhdimësi ka kërkuar të takojë vajzat e tij, por nuk është lejuar. Edhe ditën e ngjarjes ka menduar se, kishin ardhur edhe vajzat e tij dhe ka shkuar për t’i takuar. Ka marrë armën dhe se kudo që do ta kishin thirrur ai do të shkonte i armatosur. Ndërsa ditën e ngjarjes ka parë Pjetrin që ka futur dorën në çantë, Gentin nuk e ka parë fare dhe vetëm pas 3-4 ditësh ka mësuar se, kishin ndërruar jetë 2 persona. Armën e ka hedhur në mal dhe nuk ka ditur nga të shkojë”, argumenton gjykata.
Top Channel