“Mos i keqpërdorni simbolet tona për qëllime politike”/ Protestat në Tiranë, reagon Organizata e Veteranëve të UÇK: Fyese për dinjitetin e luftës sonë
Profesoresha e njohur e ekonomisë, Zana Guxholli, ka komentuar protestën që po mbahet prej më shumë se tri javësh në kryeqytet.
Ndërsa shprehi simpatinë për frymën e rinisë shqiptare, Guxholli u shpreh se investimet e huaja dhe vendase janë të domosdoshme për çdo vend që kërkon të zhvillohet dhe janë një mekanizëm i shpejtë i akumulimit të kapitalit.
“Shpreh simpatinë dhe mahnitjen për këtë frymë të rinisë shqiptare, për këtë protestë. Zanafilla është shumë e bukur, e nisur me mbrojtjen e pasurisë kombëtare. Duke qenë se problemet ishin edhe vetë në këtë projekt, janë të ndërthurura të gjitha llojet e problemeve që ka shoqëria shqiptare. Të pronësisë, të ruajtjes së ambientit, interesat e Shqipërisë të lidhura bashkë. Kjo pati arsye të forta dhe u zhvillua bukur, edhe pse u provokua në mënyrë barbare nga policia, u rrit në përmasa.
Mua kjo më kujton protestat e rinisë në fund të vitit ’90 dhe pse ishte ndryshe për nga misioni, në zemër kishte rininë studentore. Kjo protestë i bëri zë të madh tërë problemeve që ka Shqipëria sot. Në protestë janë të gjithë, kanë probleme të pronave, keqqeverisjes, transparencës.
Konkretisht, nuk besoj se edhe në protestë ata të rinj që mbase nuk janë akoma të formuar dhe të ndërgjegjshëm për investime, nuk besoj se janë kundër, por gjendja në të cilën ata janë i bën të gërthasin në mënyrë ekstreme.
Investimet e huaja dhe vendase janë të domosdoshme për çdo vend që kërkon të zhvillohet, sa më shumë investime të sjellësh aq më shpejt zhvillohesh. Ato janë një mekanizëm i shpejtë i akumulimit të kapitalit, i cili mungon, ato sjellin një lloj njohurie që përzihet me biznesin shqiptar, sjellin punësim në degë dhe fusha të ndryshme. Bën që të rritet mirëqenia, rrogat, të mbahet rinia dhe specialistët që na ikin.
Teorikisht, po t’i referohemi shifrave, vetëm në një vit thuhet që është mbi 1 miliard e 400 milionë. Në tremujorin e parë u deklaruan 400 milionë. Ndërkohë, çfarë janë këto investime? Kanë një fasadë, të thuash, por pas pak kohësh, ne gjithmonë na dalin, jo vetëm me Zvërnecin, dalin emra të çuditshëm.
Në raport me rajonin jemi dobët, ata kanë investime të qenësishme, p.sh. Serbia në sektorin produktiv, që mundëson rritjen e ekonomisë. Ne nuk kemi një ekonomi të zhvilluar produktive në investime.
Kush e ka pronësinë? Bregdeti është pronë shtetërore me ligj, nuk mund t’i jepet, është pasuri kombëtare. Mund të jetë një investim i mirë, elitar, të bësh turizëm elitar që harxhon shumë, por të gjitha këto duhen bërë transparente. Ne flasim me hamendje, nuk dimë asgjë. Në këtë katrahurë, ku njerëzit vuajnë nga gjithçka, nuk ka besim te qeveria sepse ajo nuk ka qenë transparente”, u shpreh profesoresha e ekonomisë, Zana Guxholli.
Top Channel