“Investimin shqiptarët e kanë bërë, Gjiri i Lalzit është 4 mld euro në total”/ Shakohoxha në Top Story: Po bërtitet se po vjen një arab, ndërkohë…

23/06/2026 13:44

Gazetari Dritan Shakohoxha ka komentuar protestat e zhvilluara për më shumë se tri javë në kryeqytet, ku qytetarët u ngritën kundër projektit në Zvërnec.

Shakohoxha u shpreh se vetë shqiptarët ishin ata që e kanë zhvilluar vendin me anë të investimeve që kanë bërë, duke shtuar: Mos të bëjmë sikur çfarë po ndodh. Investimet e huaja kanë ardhur, janë këtu, është fakt.

“Ky investimi, po ta shohësh Gjirin e Lalzit është 4 mld euro në total. Investimin shqiptarët e kanë bërë. Po të shkosh në Velipojë… Sa para janë investuar në Velipojë? Bën vaki më shumë sesa po investojnë këta burrat. Në Sarandë më shumë, në Palasë më shumë, në Dhërmi më shumë, në Vlorë më shumë. Po t’i bashkojmë këto investimet e shqiptarëve, janë të shkëputura nga të huajt. Këtë vend deri më tani e kanë ndërtuar shqiptarët dhe e kanë çuar në një nivel shumë më të lartë seç ishte më parë.

Një investitor shqiptar, përveç se të ketë para, mbi të gjitha duhet të jetë dhe guximtar, ëndrrimtar për të investuar. Të shkosh në Borsh, të bësh një hotel, duhet guxim përveç se para. Këtu po bërtasin që po vjen një arab, ndërkohë burri i huaj ka hedhur 50 milionë euro nga familja e vetë. Mos të bëjmë sikur çfarë po ndodh. Investimet e huaja kanë ardhur, janë këtu, është fakt. Pse habitemi dhe themi: ‘Do na vijnë’”, tha Shakohoxha.

Top Channel