Video/ Gjermania kualifikohet me vuajtje në Toronto, Undav futet nga stoli dhe përmbys i vetëm Bregun e Fildishtë

21/06/2026 00:00

Gjermania ka marrë një fitore me vuajtje përballë Bregut të Fildishtë në ndeshjen e dytë të Grupit E, me rezultatin 2-1.

Ndeshja nisi me një avantazh të lehtë të Gjermanisë sa i përket qarkullimit të topit. Skuadra e Nagelsman kërkon t’i diktojë ritmin kundërshtarit, por duket qartë se nuk është aq e lehtë.

Lojtarët e Bregut të Fildishtë janë mjaft të fortë në duele dhe në daljet e shpejta në kundërsulm dinë të krijojnë epërsi dhe rrezikojnë herë pas here. Në minutën e 30-të Bregu bën surprizën, duke shënuar me Kessie.

Mesfushori gjurmon si duhet një top të kthyer dhe e poston në rrjetë për 0-1. Pas golit Gjermania u hodh e gjitha në sulm, ndërsa kundërshtari zbatoi planin “gardh para portës”, që e vuri shumë në vështirësi Gjermaninë.

Në pjesën e dytë, Bregu i Fildishtë u shfaq më agresiv dhe i zgjuar, duke e larguar Gjermaninë nga porta dhe rrezikuar në dy raste për të shënuar golin e dytë. Por nëse nuk i shfrytëzon rastet, Gjermania gjen momentin dhe të ndëshkon.

Dhe kështu ndodhi. Në të 68-ën Undav vjen nga stoli dhe arrin të shënojë pas një pasimi të Undav, duke rikthyer baraspeshën dhe hapur ndeshjen.

Ishte sërish sulmuesi i futur nga stoli, i cili me një gjuajtje brenda zonës, tundi rrjetën e afrikanëve, duke siguruar tre pikët dhe kualifikimin për gjermanët.

Rezultati:

Gjermani 2-1 Bregu i Fildishtë

Undav 68′, 90+4′ / Kessie 30′

Ngjarjet Kryesore:

90+8′ Mbyllet sfida me fitoren 2-1 të Gjermanisë!

90+4′ Goool Gjermania 2-1/ Undav merr një top në zonë dhe godet duke tundur rrjetën. (Video)

90+1′ Amiri godet brenda zonës, por ndalet nga Fofana.

86′ Undav provon me një gjuajtje nga distanca, por Fofana e ndal pa probleme.

68′ Goool Gjermania 1-1/ Undav shënon pas një pasimi të Amiri. (Video)

63′ Pasiguri e portierit te Bregut në goditje këndi, Havertz gjuan me kokë, por nuk ia del të gjejë kuadratin.

51′ Inao Oulai ka një shans ideal nga vetëm 10 metra larg, por topi kalon mbi traversë. Gjermania nga ana tjetër e ka të vështirë të depërtojë.

48′ Musiala tenton të rrezikojë në hyrje të zonës, gjuajtja e tij devijohet dhe përfundon jashtë.

46′ Nis fraksioni i dytë.

45+8′ Mbyllet pjesa e parë!

45+7′ Wirtz lëviz bukur në zonë, por finalizimi i tij ishte i dobët, me Fofana që e kontrollon pa probleme.

37′ Bony provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por Neuer e kontrollon topin pa probleme.

30′ Goool Bregu i Fildishtë 0-1/ Kessie gjen një top në zonë dhe godet duke tundur rrjetën. (Video)

21′ Topi përfundon në rrjetë, por gjyqtari akordon faull të Pavlovic ndaj portierit Fofana. (Video)

18′ Musiala provon me një gjuajtje pranë zonës, por tentativa e tij përfundon jashtë.

10′ Kimmich hedh një krosim në zonë dhe Havertz godet me kokë, por topi ndalet nga portieri Fofana.

1′ Starton sfida!

Formacionet Zyrtare:

Gjermania: Neuer, Kimmich, Tah, Schlotterbeck, Brown, Pavlovic, Nmecha, Sane, Musiala, Wirtz, Havertz.

Trajner: J. Nagelsmann

Bregu i Fildishtë: Fofana, Konan, Singo, Kossounou, Agbadou, Kessie, Sangare, Oulai, Bony, Diamonde, Diallo.

Trajner: Emerse Fae

Top Channel