Pas humbjes me manita ndaj Holandës, Graham Potter: Rezultati është pak i rëndë

20/06/2026 23:47

Për Graham Potter rezultati 5-1 me të cilin Suedia humbi në ndeshjen me Holandën ishte pak më i rëndë seç duhej duke parë edhe sjelljen e skuadrës së tij në fushën e lojës.

‘Rezultati është pak më i rëndë, nuk them se meritonim të fitonim, sigurisht, por besoj se duhet të marrim gjërat pozitive dhe të marrim mësime-tha Potter në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes

Reagimi i Holandës pas barazimit 2-2 me Japoninë ishte i menjëhershëm dhe tani ka marrë kryesimin në Grupin F të Botërorit. Dy golat e brobbey dhe Cody Gakpo dhe ai i Summerville i dhanë këtë sukses Portokallinjve që mund të mbyllin fazën e parë të kompeticionit si fitues i grupit me një fitore ndaj tunizisë në raundin e fundit

‘Jemi të zhgënjyer me pjesën e parë. Ishte një ndeshje e madhe, me një mundësi të madhe. Ne jemi një skuadër në zhvillim e sipër por besoj e Holanda luajti shumë mirë-tha Potter-ishim pak pasivë, nuk na pëlqen, do të përmirësohemi’

Potter theksoi se gjithnjë ka gjëra që mund të bëhen më mirë, por pa harruar të vlerësojë shumë eksperiencën ndërkombëtare të rivalëve. ‘Duhet të kuptojmë se ku jemi në udhëtimin e tij’-tha Potter

Top Channel