Video/ Gjermania kualifikohet me vuajtje në Toronto, Undav futet nga stoli dhe përmbys i vetëm Bregun e Fildishtë
Denzel Justus Morris Dumfries nuk mundi të bëjë realitet ëndrrën e prindërve të tij që i vunë emrin në nder të aktorit të njohur Denzel Washington, por është protagonist i një Botërori si Hollyëood. Por historia e tij mund të kishte qenë krejt ndryshe.
Debutoi me Aruban nën urdhrat e trajnerit Giovanni Franken në 2014. Luajti 2 miqësore, të dyja ndaj Guamit dhe shënoi një gol përpara se të rifigjente dashurinë për Holandën.
Dumfries, që është ende futbollist i Interit la gjurmë në Katar 2022 me një gol dhe 2 asiste në fitoren ndaj SHBA 3-1 në 1/8 e finaleve dhe 4 vjet më vonë ai u kthye të shkëlqeje. Ishte titullar në barazimin 2-2 me Japoninë, por ndaj Suedisë ishte protagonist në goleadën e skuadrës së tij duke dhënë dy asiste dhe për momentin është pasuesi më i mirë i këtij edicioni të Kupës së Botës së bashku me Wood, Isak, Gravenberch, Kimmich, Undav, Enciso dhe Brahim Díaz.
Ndaj Suedisë, Dumfries ka qenë një kërcënim i vazhdueshëm dhe zhvilloi një superndeshje sidomos në sulm. Ishte futbollisi i Holandës që krijoi më shumë raste shënimi(2), që më shumë ndërhyrje të suksesshme kreu (3/3)dhe lojtari i dytë me më shumë krosime të dhëna(4). Por jo vetëm kaq, Dumfries fitoi 5 nga 9 duelet ku u përfshi, realizoi 3 rikuperime topoi dhe 4 largime. Dhe dha dy asiste.
Ishte minuta e 17 kur mori një pasim nga Malen për të shërbyer te Brobbey që e dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 47, Dumfries rezultoi sërish vendimtar kur shpiku asistin për Gakpo që shënoi pa asnjë problem
Por ky është vetëm fillimi, Dumfries ka një fund në mendjen e tij për filmin e tij të veçantë me metrazh të gjatë. ‘Jam në SHBA për të qenë kampion bote. Dua të transmetoj këtë, dua që ky mesazh të ketë jetë në grup’-tha Denzel Dumfries.
Top Channel