Gjermania thyen mallkimin e Botërorëve, ja kur ishte hera e fundit që “Panzerat” kaluan grupet e Kupës së Botës
Raphinha ështe dëmtuar. Kjo është ajo që rezulton pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore të cilave iu nënshtrua futbollisti, i cili në pjesën e parë të ndeshjes me Haitin u detyrua të kërkojë zëvendësim në pjesën e parë për shkak të problemeve fizike që ndjeu.
Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes dhe sipas tij Raphinha kishte një dëmtim në bicepsin femoral, por pas testeve të fundit rezultoi se dhimbja u lokalizua në pjesën e pasme të muskulit të kofshës së djathtë.
Te Brazili preferuan të jenë të kujdesshëm dhe ende nuk e kanë përjashtuar praninë e Raphinhas në pjesën e mbetur të këtij Botërori. Sipas asaj që thonë burime brenda skuadrës, do të punohet ditë pas dite për të parë evoluimin e gjendjes së futbollistit
Kjo nuk është hera e parë që Raphinha ka probbleme muskulare në këmbën e djathtë. Në fillim të vitit braziliani ka humbur 10 ndeshje pikërisht për shkak të një dëmtimi në atë zonë dhe për këtë arsye duhet që stafi mjekësor i Brazilit të punojë me kujdes.
Top Channel