Video/ Gjermania kualifikohet me vuajtje në Toronto, Undav futet nga stoli dhe përmbys i vetëm Bregun e Fildishtë
Kombëtarja e Gjermanisë ka siguruar kualifikimin nga faza e grupeve në Kupën e Botës 2026, duke i dhënë fund një serie zhgënjyese që kishte ndjekur “Panzerat” në dy edicionet e fundit të turneut.
Pas eliminimeve të bujshme që në fazën e grupeve në Botërorin e Rusisë 2018 dhe atë të Katarit 2022, gjermanët më në fund kanë arritur të rikthehen në fazën me eliminim direkt, pas fitores 2-1 kundër Bregut të Fildishtë, duke siguruar një vend në raundin e 32 skuadrave më të mira.
Ky është kualifikimi i parë i Gjermanisë nga grupet e një Kampionati Botëror që prej vitit 2014. Pikërisht në Botërorin e Brazilit, Gjermania zhvilloi një nga fushatat më të suksesshme në historinë e saj, duke ngritur trofeun e katërt të Kupës së Botës pas fitores në finale ndaj Argjentinës.
Historia e fundit e Gjermanisë në Kupat e Botës:
Top Channel