Pasi u bë shënuesi më i mirë në historinë e Francës, Mbappé tani do të luajë ndeshjen e 100 me Blutë
Kampionati Botëror 2026, i cili po transmetohet në mbarë globin, ndodhet nën një hije dyshimi pas një raporti të fundit nga The Telegraph.
Ekspertë të integritetit sportiv dhe hetues të basteve të paligjshme kanë paralajmëruar se ky turne është “pjekur” për t’u kthyer në një poligon për trukimin e ndeshjeve.
Sipas ekspertëve, disa faktorë kyç e bëjnë këtë edicion veçanërisht të cenueshëm. Zgjerimi i numrit të skuadrave, pjesëmarrja e kombeve me burime të kufizuara dhe monitorimi jo i njëjtë në çdo nivel të turneut, krijojnë një mjedis ku kriminelët mund të shfrytëzojnë lojtarë apo zyrtarë të ndeshjeve.
Pse rreziku është më i lartë se kurrë?
Raporti thekson se edhe pse FIFA ka instaluar sisteme të sofistikuara monitorimi, “infrastruktura e krimit” në futbollin modern po ecën me hapa më të shpejtë. Kjo ka ngritur alarmin në zyrat e federatave ndërkombëtare, të cilat frikësohen se një ndeshje e trukuar mund të shndërrohet në një skandal që do të njolloste përgjithmonë këtë edicion të Kampionatit Botëror. Tifozët mbeten në pritje, ndërsa autoritetet thonë se janë “në gatishmëri të plotë” për të ruajtur pastërtinë e lojës.
Top Channel