“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Tubimi i 19-të, tensione te selia e PD-së, përplasje mes protestuesve dhe demokratëve

18/06/2026 19:45

Marshimi në ditën e 19-të të protestës është shoqëruar me tensione.

Protestuesit, pas ndalimit në Kuvend, kaluan edhe para selisë së PD-së, aty ku u përplasën verbalisht me disa demokratë që ndodheshin në ambientet e selisë.

Ishin përfaqësuesit e PD-së që ndodhein në seli që reaguan të parët duke ofenduar protestuesit, e më pas reguan edhe qytetarët që po marshonin.

“Rama n’burg, Berisha n’burg” ishin thirrjet e protestuesve para selisë.

Më pas, protestuesit kanë vazhduar marshimin drejt Kryeministrisë.

Top Channel