Operacion antidrogë në Vlorë dhe Dhërmi/ Arrestohen dy persona, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë zjarri
Mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës është paraqitur një 29 vjeçar me dëmtime në trup.
Sipas informacioneve të konfirmuara në polici, mësohet se 29-vjeçari është dhunuar nga policia greke në Kalkidhë rreth 13 ditë më parë.
Sipas deklarimeve të 29 vjeçarit nga Maliqi, bëhet me dije se ai është dhunuar nga policia greke pasi e kanë ngatërruar për autor të një vepre penale por pas verifikimeve ka rezultuar i pafajshëm.
Korrespondentja e Top ChannelDhorjela Çule raporton se 29 vjeçari Maldin Maxhari ka bërë kallëzim në policinë greke ndërsa është dëbuar nga ky shtet dhe ka kaluar nga Kakavija për tu kthyer në Maliq. Për shkak të dëmtimeve, ai ka shkuar në spitalin e Korçës ku po merr ndihmën mjekësore dhe dyshohet se ka dëmtime në brinjë dhe në shpretkë.
Policia e juglindjes ka marrë deklarimet e 29 vjeçarit ndërsa pritet të vendoset se çfarë procedura do të ndiqen më tej me rastin pasi ngjarja ka ndodhur në Greqi.
Top Channel