Tragjedi në Alpe, gjenden të pajetë tre alpinistë në malin 4 mijë metra të lartë pas aksidentit fatal
Një video e pazakontë nga Kina vazhdon të bëjë xhiron e rrjeteve sociale dhe të mahnisë miliona përdorues të internetit, edhe pse është regjistruar dy vite më parë.
Në pamje shihet një grua 92-vjeçare që arratiset nga një azil pleqsh duke kapërcyer me shkathtësi një derë metalike rreth dy metra të lartë.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Yantai, ku e moshuara, e cila sipas raportimeve vuante nga Sëmundja e Alzheimerit, arriti të realizonte një arratisje që shumë më të rinj do ta kishin të vështirë ta kryenin.
Pamjet tregojnë gruan, e gjatë rreth 1.60 metra, duke kapur me kujdes pjesën e sipërme të derës metalike. Pas disa sekondash, ajo arrin të gjejë ekuilibrin, ngre trupin mbi strukturë dhe e kalon pengesën me lëvizje që janë krahasuar nga përdoruesit me ato të një akrobateje.
Mujer de 92 años escala puerta de 2 metros de altura para escapar de residencia de ancianos. pic.twitter.com/GUPBqsFRtW
— zo. (@zoemdza) June 12, 2026
Ajo bie në anën tjetër të derës dhe vazhdon rrugën e saj, ndërsa i gjithë operacioni zgjat vetëm 24 sekonda.
Videoja ka grumbulluar miliona shikime dhe mijëra komente, ku shumë përdorues kanë shprehur habinë për energjinë, forcën dhe vendosmërinë e gruas, pavarësisht moshës së avancuar.
Të tjerë kanë vënë në dukje ironinë e faktit se një person që vuante nga Alzheimeri arriti të planifikonte dhe ekzekutonte një arratisje kaq të suksesshme.
Top Channel