Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, dyshohet se piloti ka vdekur
Autoritetet ruse kanë njoftuar se një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një sulmi me dron ukrainas në rajonin e Bryanskut në Rusi, pranë kufirit me Ukrainën.
Guvernatori në detyrë i rajonit, Igor Kovalchuk, tha se viktima u regjistrua në një fshat kufitar, ndërsa forcat ruse pretendojnë se kanë rrëzuar dhjetëra dronë gjatë sulmit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, gjithsej 185 dronë ukrainas janë rrëzuar gjatë së premtes në disa rajone të vendit.
Ndërkohë, autoritetet në Moskë raportuan se disa dronë që po i afroheshin kryeqytetit janë rrëzuar, ndërsa paralajmërime të shumta janë lëshuar gjatë ditës nga kryebashkiaku Sergei Sobyanin përmes Telegramit.
Mediat ruse bëjnë të ditur se vetëm në drejtim të Moskës janë rrëzuar rreth 27 dronë.
Top Channel