Nga sheshin “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, qytetarët nisin protestën e gjashtë
05/06/2026 18:30
Teksa kryeministri Edi Rama ndodhet në Zvërnec, aty ku po bisedon me banorët e zonës, protestuesit në Tiranë vijojnë grumbullimin për të gjashtën ditë.
Ata kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, e më pas vijojnuan marshimin drejt Kryeministrisë.
As këtë herë nuk kanë munguar pankartat dhe thirrjet e protestës për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit.
Top Channel