Pas homazheve, trupi i policit hero përcillet drejt banesës së fundit, do të prehet pranë vëllait të tij që humbi jetën një vit më parë
05/06/2026 12:27
Pas homazheve të mbajtura sot në Qendrën Kulturore të Pogradecit, trupi i policit hero të rënë në krye të detyrës, Enea Mekolli, përcillet drejt banesës së fundit.
Ai do të prehet në varrezat e fshatit Blacë, në vendlindje, pas kërkesës së familjes së tij dhe refuzimit për t’u varrosur në Varrezat e Dëshmorëve.
Enea Mekolli do të pranë vëllait të tij, po ashtu efektiv policie, i cili humbi jetën një vit më parë nga një sëmundje e rëndë.

Top Channel